top of page

Konsulencë

Konsulencë
Regjistrim i bizneseve
Konsulencë individuale

Në një treg dinamik dhe gjithnjë në ndryshim, bizneset përballen çdo ditë me sfida që kërkojnë vendimmarrje të shpejtë, të informuar dhe strategjike. Në këto raste, një konsulencë profesionale bën dallimin midis suksesit dhe stagnimit. Ne ofrojmë jo vetëm këshilla, por zgjidhje të plota dhe të personalizuara për çdo aspekt të zhvillimit të biznesit tuaj.

Çfarë ofron shërbimi jonë i konsulencës?
  • Analizë e detajuar e biznesit aktual;

  • Vlerësojmë gjendjen reale të kompanisë suaj duke analizuar të dhënat financiare, strukturën organizative, burimet njerëzore, menaxhimin e kostove dhe marrëdhëniet me klientët;

  • Hartim i strategjive afatshkurtra dhe afatgjata;

  • Ndihmojmë në krijimin e objektivave të qarta, të matshme dhe të arritshme përmes planifikimit strategjik dhe operacional;

  • Këshillim për investime dhe zgjerim tregu;

  • Ofrim të modelit të duhur për investime të mençura dhe zhvillim të qëndrueshëm, si në tregun vendas ashtu edhe atë ndërkombëtar;

  • Optimizim i strukturës tatimore dhe juridike;

  • Ju ndihmojmë të kurseni në mënyrë legale përmes riorganizimit të strukturës suaj ligjore dhe fiskale;

  • Menaxhim i krizave dhe riskut;

  • Zhvillim i planit të menaxhimit të riskut dhe mbështetje në momente sfiduese si likuiditet i ulët, konflikte me palë të treta apo ndryshime të papritura në treg.

Shembuj konkretë të konsulencës që kemi ofruar
  • Transformimi i një biznesi lokal në kompani me shitje ndërkombëtare;

  • Ristrukturim financiar për kompani që kishin humbje të mëdha dhe kthimi i tyre në fitim brenda 6 muajve;

  • Ndërtimi i një strategjie digjitale për një startup teknologjik që kërkonte financim nga investitorë.

Kontabilitet

© 2025 Euro Fati

bottom of page