Përfaqësim ligjor & arbitrazh
EURO FATI ofron përfaqësim profesional në çështje ligjore dhe tregtare për individë dhe biznese që kërkojnë mbrojtje të drejtpërdrejtë, të ligjshme dhe strategjike. Ekipi ynë përfshin ekspertë me eksperiencë të thelluar në ligjin e biznesit dhe të drejtën e punës, të pajisur me provimin e jurisprudencës dhe përgatitje të lartë në përfaqësim institucional.
Përfaqësim në gjykata dhe institucione
Ofrojmë përfaqësim ligjor të plotë për klientët tanë në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Shqipërisë. Përfaqësimi ynë mbulon:
-
Ligjin për Shoqëritë Tregtare
-
Ligjin për Marrëdhëniet e Punës
-
Ligjin për Detyrimet
-
Ligjin për Sigurimet Shoqërore dhe Pensionet
-
Ligjin për procedurat administrative dhe civile
Ekipi ynë përgatit dhe ndjek çdo çështje me kujdes maksimal, duke mbrojtur interesat e klientit në mënyrë profesionale dhe me përkushtim të plotë.
Arbitrazh dhe zgjidhje e mosmarrëveshjeve
Krahas përfaqësimit gjyqësor, ofrojmë gjithashtu përfaqësim në arbitrazh kombëtar dhe ndërkombëtar, si formë alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare, pa kaluar nëpër procese të gjata dhe të kushtueshme gjyqësore.
EURO FATI sjell përvojë konkrete në raste të nivelit të lartë, duke përfshirë përfaqësim të kompanive në përballje me institucione shtetërore dhe palë ndërkombëtare.